Cryo-Save logo CryoSave

Marrëdhëniet
me Aksionerët


Flisni me një ekspert! Na telefononi në: 038 720 222

Cryo-Save, marka ndërkombëtare udhëheqëse e ruajtjes së qelizave staminale dhe banka më e madhe familjare e qelizave staminale në Europë, është një grup i themeluar i ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor me fokus në mbledhjen, përpunimin dhe depozitimin e qelizave staminale njerëzore adulte. Cryo-Save, ka tashmë të ruajtura më tepër se 250,000 mostra prej gjakut të kordonit kërthizor dhe indit të kordonit kërthizor prej të porsalindurve.

Cryo-Save është i listuar në bursën NYSE Euronext Amsterdam (ticker: CRYO) dhe është një biznes fitimprurës, e që gjeneron para të cilat paguajnë një dividend. Cryo-Save ka një biznes mjaft në rritje dhe me një aktivitet operacional të konsiderueshëm.

Duke qenë banka lider ndërkombëtare e qelizave staminale, Cryo-Save, njeh dhe pranon përgjegjësinë e saj për të kontribuar në mënyrë aktive në ndërtimin e njohurive dhe të ekspertizës në aplikimet mjekësore të qelizave staminale adulte dhe në kërkimet shkencore. Program i edukimit i Cryo-Save ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin në rang global në mes të profesionistëve të shëndetit dhe komuniteteve lokale lidhur me terapinë me qelizave staminale dhe për potencialet e mjekësisë rigjeneruese. Ky edukim ofron bazat themelore për rritjen e qëndrueshme të Cryo-Save; duke rritur si përmasën e tregut ashtu edhe pjesën që ajo mbulon në tregun ekzistues.